Sonte në emisionin “Komiteti”, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka folur për fyerjet e ish-avokatit të popullit, tanimë anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ndaj saj.
Ajo ka thënë se është habitur kur Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të VV’së në përgjithësi nuk reaguan, pas gjuhës që Kurteshi kishte përdorur ndaj ministres.
Ministrja Hoxha ka shtuar se kjo heshtje e kryesisë së VV tregon se fjalët e anëtarit të tyre edhe mund të jenë të orkestruara nga kjo parti.
Ajo ka përmendur edhe mungesën e reagimit nga shoqëria civile dhe nga politikanet që thirreshin për mbrojte të drejtave të grave, megjithatë nuk komentuan fyerjet e ish-avokatit të popullit ndaj saj.