Trump pyetet për sanksionet ndaj Rusisë, flet për kompjutër

30.12.2016 10:27:45

Donald Trump ka mbajtur konferencën e parë për shtyp, si president i zgjedhur.

Por, jo gjithçka ka shkuar ashtu siç pritej, ndonëse tek ai tashmë nuk ka asgjë të zakontë.

Ndër të tjera, Trump është pyetur nga gazetarët se çfarë mendon në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.

Ndërsa përgjigja e tij ishte tipike në stilin e tij.

Në të, ai foli për gjithçka, nga teknologjia dhe kompjuterët, deri tek kompleksiteti i jetës, por nuk tha asnjë fjalë në lidhje me atë për çfarë u pyet.