Dhurata Hoxha: Fyerjet e Kurteshit, të orkestruara nga Vetëvendosja

30.12.2016 10:31:36

Sonte në emisionin “Komiteti”, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka folur për fyerjet e ish-avokatit të popullit, tanimë anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ndaj saj.

Ajo ka thënë se është habitur kur Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të VV’së në përgjithësi nuk reaguan, pas gjuhës që Kurteshi kishte përdorur ndaj ministres.

Ministrja Hoxha ka shtuar se kjo heshtje e kryesisë së VV tregon se fjalët e anëtarit të tyre edhe  mund të jenë të orkestruara nga kjo parti.

Ajo ka përmendur edhe mungesën e reagimit nga shoqëria civile dhe nga politikanet që thirreshin për mbrojte të drejtave të grave, megjithatë nuk komentuan fyerjet e ish-avokatit të popullit ndaj saj.