Inter është i gatshëm ta mposhtë Milanin në garë për transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Milan Badelj.
Mesfushori i Fiorentinës do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dhe, sipas medieve italiane ai ka zgjuar interesim nga Inter, Roma e Milan.
Por, “Nerazzurrët” janë favorit të ri për transferimin e tij, shkruan “Calciomercato”, përcjell “lajmi.net”.
Badelj është futbollist i dashur nga trajneri i ri i Interit, Stefano Pioli. /Lajmi.net/