Ylli i njohur ‘dënohet’ 4 vjet larg futbollit

06.01.2017 13:07:45

Samir Nasri rrezikon të dënohet nga agjencia botërore anti-doping.

Mesfushori i Sevillas, Samir Nasri rrezikon të dënohet katër vjet larg futbollit nga agjencia botërore anti-doping.

“The Independent” raporton se “WADA” është duke e trajtuar rastin me urgjencë pasi mesfushori i huazuar nga Manchester City u zbulua se kishte vizituar klinikën “Drip Doctors” në Los Angeles, përcjell “lajmi.net”.

Nasri është nën hetime dhe nëse shpallet fajtor do të dënohet deri në katër vjet larg futbollit.