Arsenali ka bërë mrekullinë, ku ka barazuar me Bournemothin 3-3, pas disavantazhit prej tre golash në ndeshjen e xhiros së 20-të të Premierligës.
Golat për Bournemouth i shënuan, Charlie Daniels në minutën e 16-të, Callum Wilson në të 21-tën dhe Ryan Fraser në të 58-tin.
Atëherë kur mendohej se gjithçka ka përfunduar, skuadra e Wenger shënoi tre gola duke barazuar rezultatin.
Alexis Sanchez, Lucas Perez dhe olivier Giroud ishin shpëtimtarët e Arsenalit.
Pas barazimit, Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë, dy më shumë se Tottenhami dhe Manchester United.