Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka kritikuar dy paritë në pushtet PDK-LDK, për mos pjesëmarrjen në marshin paqësor kundër arrestimit të Ramush Haradinaj.
Ai në një postim në facebook ka thënë se çlirimtarët janë të popullit dhe tejkalojnë dallimet partiake, duke e cilësuar si të turpshme mos pjesëmarrjen e dy partive në pushtet në këtë marsh.
“Çlirimtarët janë të popullit. Ata i tejkalojnë dallimet partiake. Turp për partitë në pushtet që nuk e mbështetën protestën e sotme!”, ka shkruar Molliqaj.






































