Dy qytetarë bllokohen në Bjeshkët e Mushtishtit

06.01.2017 17:45:03
Dy qytetarë rreth moshës 27 vjeç, janë bllokuar që nga dita e djeshme në Bjeshkët e Mushtishtit, dhe nga të reshurat e mëdha të borës, kanë mbetur atje që të presin ndihmën e organeve kompetente.

TherandaPost ka kontaktuar Komandantin e Policisë në Suharekë Milazim Lumi, i cili sqaroi më tutje  se policia ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjet e tyre që nga dje. Sipas tij, ata kanë pasur ngrohje dhe sot një grup i qytetarëve vullnetar dhe familjet e tyre janë nisur nga ora 14:00 në drejtim të Bjeshkëve të Mushtishtit, ku policia është vazhdimisht në kontakt me ta nga Stacioni Policor në Mushtisht

Grupi është duke shkuar në drejtim të Gradacës, për t’u takuar me të ngujuarit atje.

TherandaPost do t’u mbajë të informuar lidhur me këtë rast.