Seanca e jashtëzakonshme për Haradinajn, nesër në ora 13:00

06.01.2017 17:48:18
Seanca e jashtëzakonshme ku do të dikustohet ndaj arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, që u bë nga autoritetet franceze, do të mbahet nesër nga ora 13:00.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i këtij subjekti Muharrem Nitaj.

“Sipas informatave të fundit që unë i kam, është vendosur që seanca për Ramush Hraadinajn të mbahet nesër në ora 13:00”, bëri të ditur Nitaj.

Policia franceze ka arrestuar më 4 janar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.