Nishani: SHISH konfirmon se në Shqipëri po futen tonelata farë hashashi dhe qeveria e di!

06.01.2017 18:02:18

Presidenti i Republikës Bujar Nishani lëshon alarmin se në vend kanë hyrë tonelata farë kanabis. Ai deklaroi se këtë informacion e ka nga Shërbimi Informativ Shqiptar. Në një intervistë në Channel One ai tha se këtë informacion SHISH ia ka kaluar edhe Ministrisë së Brendshme dhe se ky dikaster duhet të marrë masa që të parandalojë kultivimin e kanabisit, veçanërisht në këtë vit elektoral.

“Eshtë një njollë që kërkon reagim të jashtëzakonshëm. Në vitin që kemi hyrë, që është dhe vit elektoral, informacionet zyrtare janë që në vënd ka hyrë gjatë kësaj periudhe një sasi shumë e madhe e farës së kanabisit, prej disa tonësh. Ky është një informacion që institucionet e policisë kryesisht duhet ta marrin me shumë seriozitet. Patjetër që duhet ta ketë policia këtë informacion. Unë e kam nga SHISH por atë që informacion që e kam unë e ka dhe qeveria”, u shpreh presidenti Nishani.