Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, i tha se rasti Haradinaj është më shumë politi” dhe vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet.
“Të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Geoffrey Nice, ish-prokuror në rastin Milosheviç tha se është i bindur se Serbia, në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt, do të paraqesë “akuza thelbësisht të tjera nga ato me të cilat është përballur Haradinaj në Hagë” duke ia “vështirësuar kundërshtimin e tij që të përballet me një gjykim të ri”.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim. Nice tha se pret që Haradinaj të lirohet shpejt.








































