Mira Rakacolli tregon faktin pse kurba në Shqipëri është nën kontroll: Ky është kushti kryesor për t’iu kthyer normalitetit

16.04.2020 22:51:11

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se kurba e pandemisë në vendin tonë është e qëndrueshme dhe Covid-19 është nën kontroll.

Sipas saj, treguesi kryesor i kësaj është fakti se “numri i njerëzve të shtruar në spital është duke ardhur në rënie”.

Kur u pyet se sa gati jemi ne për t’iu kthyer normalitetit, Rakacolli theksoi se zgjatja e orarit është bërë pas një diskutimi të hollësishëm të Komitetit të Ekspertëve.

“Zgjatja e orarit është bërë pas një diskutimi të hollësishëm të Komitetit të Ekspertëve. Është menduar se kjo nuk do ta rëndojë epideminë, pasi do të jetë një hapje ku do të respektohen masat e sigurisë. Nëse masat nuk zbatohen, do të ketë penalitete” tha Rakacolli për A2.