Grabitësit e karburanteve në Durrës, jetë luksi me paratë e vjedhura

10.01.2017 13:34:25

Florjan Thana dhe Klajdi Pupa janë dy të rinjtë të arrestuar nga policia për grabitjen e tre karburanteve përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Një prej grabitjeve ata e kanë kryer në datën 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa në një foto të publikuar në rrjetin social “Facebook” një ditë më pas, 13 dhjetor, dy të rinjtë, Florjan Thana dhe Klajdi Pupa duken duke drekuar në një restorant.

Duket se grabitja u ka shkuar mirë dhe me të hollat e marra nën kërcënimin e armëve kanë nisur të dëfrehen.


Grabitje karburanti ne Shijak by news-al

Image