Gjermani, shqiptari plagoset në një atentat në sy të vajzës

10.01.2017 13:32:29

Një shqiptar 46 vjeç është qëlluar me amë zjarri në Gjermani dhe sipas mediave gjermane ai është në gjendje kritike për jetën.

Emri i shqiptari nuk bëhet i ditur, por mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme para një shkolle fillore në qytetin gjerman të Visselhovede-s.

Dëshmitarët kanë raportuar për policinë se kanë qëlluar pesë të shtëna me armë zjarri dhe mësohet se 46-vjeçari ka marrë një plumb në kokë dhe një tjetër në pjesën e sipërme të trupit.

Duke iu referuar mediave gjermane, i plagosuri ka qenë i shoqëruar në momentin e ekzekutimit nga vajza e tij, e cila për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndonëse është në gjendje shoku.

Hetimet e para të policisë gjermane flasin se sulmi ka motiv hakmarrjen. 46-vjeçari ka punuar si truprojë në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë punës së tij ka qëlluar për vdekje një person. Për këtë, ai kaloi një vit në burg.

Pas dënimit, 46-vjeçari u largua për në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Visselhövede

Ai është qëlluar nga dy persona të hipir mbi një motor dhe policia ka bërë të mundur sekuestrimin e mjetit me të cilin janë larguar autorët e atentatit.

Mediat gjermane duke cituar zëdhënësin e policisë, thonë se mjeti ishte blerë në shtunën në Hanovër nga dy shtetas të huaj.