Infermieri i burgut të Zaharisë në Krujë është përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen e sotme.
Halil Ajredini udhëtonte me motor kur u përplas me një automjet në aksin Fushë Krujë – Krujë.
45-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës këtu në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.