Thaçi për Reuters: Serbia synon aneksimin e Veriut të Kosovës me modelin e Krimesë

16.01.2017 19:47:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se Beogradi po planifikon të “përvetësojë një pjesë të veriut të Kosovës, ashtu siç Rusia ka aneksuar Krimenë”.

Thaçi ka folur edhe problemin e fundit në mes Kosovës e Serbisë që u shkaktua me trenin që ilegalisht deshi të kalojë kufirin.

Ai e ka quajtur veprimin e Serbisë provokim me qëllim që më pas të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë dhe të aneksojë pjesën veriore të Kosovës.