Janë bërë gati 3 vjet që nga arrestimi i liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, ndërsa ky i fundit ende vazhdon të qëndrojë në burg në pritje të një vendimi nga Gjykata e Apelit.
Pala mbrojtëse ka paraqitur ankesë në Apel më aktgjykimin e shkallës së parë, mirëpo ende nuk është marrë një vendim.
Këtë e ka konfirmuar edhe Avokati i tij, Ljubomir Pantoviq i cili ka thënë se po bëhen 3 vite prej kur Ivanoviq po qëndron në paraburgim dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar, transmeton lajmi.net.
Ivanoviq është dënuar me 9 vite burg, ai akuzohet për krime lufte në Kosovë ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë viteve 1999-2000.