Një person i gjinisë mashkullore nga Kaçaniku, ka 5 ditë që është zhdukur, ndërsa rastin në polici e kanë paraqitur dje familjarët e tij.
Ankuesi mashkull, dje në polici ka raportuar se me datën 25 vëllai i tij (me të meta mentale), ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.