Veseli:Skëndërbeu,ishte burim frymëzimi për shqipëtarët

17.01.2017 20:39:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ndër shekuj ishte burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili ndër shekuj ishte burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët, sot kishte 549 vjetorin e vdekjes. Vizita në Muzeun e Vjenës, ku pashë nga afër Përkrenaren dhe Shpatën e Heroit Kombëtar, këtij simboli të trimërisë, sakrificës e lirisë, ishte tejet emocionale. Mirënjohja për të është e përhershme”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.