Sërbov: Kriza dyvjeçare është filluar nga sektori joqeveritar “Soros”

17.01.2017 20:41:34

Analisti politik Nikolla Sërbov, një nga themeluesit e lëvizjes qytetare “Stop operacionit Soros”, deklaroi se kriza tanimë dyvjeçare në Maqedoni është filluar nga fondacionet e George Sorosit.

“Në Maqedoni kemi krizë politike dyvjeçare e cila është filluar nga sektori joqeveritar, e cila këtu tek ne është totalisht e monopolizuar nga ana e fondacionit “Shoqëria e hapur”, e cila është nën ombrellën e Sorosit. Opinioni nuk është i informuar për fuqinë e sektorit joqeveritar dhe organizatat të cilat janë nën mbykëqirjen e Sorosit dhe mënyrën se si ndikojnë në Maqedoni”, deklaroi Sërbov.

Ai gjithashtu theksoi se 95% e OJQ-ve aktive krijojnë mendim për shtetin dhe krijojnë konflikte dhe dhunë në rrugët e qytetit.