Mbrojtësi 18-vjeçar, Santiago Bueno po shkëlqen me kombëtaren U-20 të Uruguait në Kampionatin e Amerikës Jugore për të rinj dhe ka tërhequr interesimin e Barcelonës.
“Barcelona dhe Penarol kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Santiago Ignacio Bueno Sciutto”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton albeu.
Ai ka nënshkruar kontratë me Barçën deri në qershor të vitit 2019, me mundësi zgjatje edhe për tre vjet të tjera.