Molliqaj jep versionin e tij pse VV u nda me AAK-në: Ne për Qeveri me LDK-në, ata me PDK-në! (Video)

03.02.2017 20:49:43

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Molliqaj, ka theksuar se me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë ndarë për dy gjëra.

Ai, në emisionin “Rrokum Rroll” në Televizionin Rrokum, ka thënë se kur është folur për Qeverinë, “partia e Haradinajt ka qenë këmbëngulëse për hyrje në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa për VV-në zgjedhja më e mirë ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)”.

“Dëmi më i madh i këtij vendi i është bërë prej PDK-së”, ka thënë Molliqaj. “PDK-ja ka qenë në pushtet më gjatë dhe ka pasur fuqi më të madhe”.

Ai ka theksuar se kjo ka qenë pika kryesore dalluese në mes VV-së dhe AAK-së.