Fico: “Sikur Serbia të ishte në BE, tensionet me Kosovën nuk do të ishin kaq alarmante!”

04.02.2017 12:37:53

Kryeministri sllovak Robert Fico, pas takimit me liderët e BE-së në Maltë ka thënë, se tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të ishin kaq të mëdha nëse Serbia do të ishte në BE.

“Kjo konfirmon se zgjerimi i BE-së është i rëndësishëm për stabilizim. Nëse Serbia do të ishte anëtare e BE, nuk do të kishte tensione kaq të mëdha”, tha Fico.

Ai dhe liderët e BE-së janë shprehur të shqetësuar për përkeqësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta sllovake Pravda.

Temë kryesore e takimit në Maltë ishe migrimi.