Sot me rastin e rrënimit të murit provokativ serb, gjithë këtë proces po e përcjellë edhe Vlora Dumoshi, shefe e kabinetit të kryeministrit Mustafa.
Ajo nga afër ka përcjellë rrënimin e murit si dhe po e përcjellë gjendjen e përgjithshme si dhe aktivitetet tjera që po realizohen në këtë rast.
Siq dihet, rrënimi i murit provokativ në Mitrovicë është deklaruar si qëndrim i prerë nga ana e kryeministrit Mustafa, si dhe është formalizuar me një marrëveshje të dy ditëve më parë me të cilën ishte rënë dakord që murin ta rrënonin autoritetet lokale në Mirtovicë.
Me rastin e nënshrimit të asaj marrëveshje ka qenë i angazhuar personalisht vetë kryeministri Mustafa si dhe kabineti i tij në kryeministri.
Kështu prania e Vlora Dumoshit në Mitrovicë me rastin e rrëzimit të murit është konfirmim i vëmendjes së së kryeministrit Mustafa për këtë proces./Fokusi.org/