Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në një intervistë për Fox News, ka folur për liderin e Rusisë, Vladimir Putin.
I pyetur nga gazetari Bill O’Reilly nëse ai e respekton Putinin, Trump është përgjigjur se po.
“Respektoj shumë njerëz, por kjo nuk do të thotë se do të pajtohem me ta. Ai është lider i shtetit të tij. Më mirë të shkojmë mirë me Rusinë, se jo. Dhe, nëse Rusia na ndihmon në luftën kundër ISIS-it, kjo është gjë e mirë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, në reagimin e gazetarit se Putini është vrasës, Trump përgjigjet: “Ka shumë vrasës. Ne kemi shumë vrasës. Pse, a mendon ti që shteti jonë është i pafajshëm?”! 1