Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Artë në Paris
Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e Artë në Grand Slam të Parisit.Ajo e mposhti japonezen Natsumi Tsunoda. Kelmendi luftoi në kategorinë deri 52 kg.Kjo është hera e katërt me radhë që Majlinda triumfon në këtë turne.
Majlinda ka marrë komplimente edhe nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, të cilët kanë përgëzuar kosovaren për medaljen e Artë të fituar në Paris.
“Fituesja e Lojërave Olimpike, Kelmendi, ka vazhduar dominimin e saj të pabesueshëm në kategorinë deri në 52 kg, duke fituar sërish në Grand Slamin e Parisit. Ajo triumfoi ndaj japonezes, Tsunoda, për të fituar të artën”, shkruan në llogarinë në Facbook të IJF. /fokusi.org/