Shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, Zenun Pajaziti dhe Ismet Beqiri kanë drejtuar akuza për deputeten e Vetëvendosjes, Aida Dërguti.
Pai foli deputetja e VV-së reagoi i pari Zenun Pajaizit, i cili tha se deputetes Dërguti nuk është dashur as t’i jepet fjala pasi e ka devijuar seancën, raporton lajmi.net
“Nuk ishte mirë as t’i jepej fjala deputetes Dërguti. Askush nuk ka të drejtë ta keqpërdorë logon e Kuvendit dhe t’i keqpërdor nënshkrimet”, u shpreh Zenun Pajaziti.
Edhe Ismet Beqiri ka reaguar ashpër duke e cilësuar veprimin e nënkryetarës së Kuvendit si keqpërdoim të 200 mijë nënshkrimeve, që sipas tij kurrë nuk i kanë mbledhur për kodin telefonik.
“Jeni mësu që me dhunë mi imponu mendimet e juaja. Absolutisht askush nuk ka të drejtë ta keqpërdor logon e Kuvendit dhe nënshkrimet e qytetarëve”, ka thënë deputeti Beqiri.
Debati për këtë çështje u ndërpre nga drejtuesi i seancës, Xhavit Haliti.
Sot Kuvendi i Kosovës ka seancën e rregullt ku debaton për këto pika të rendit të ditës:
- Votimi i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,
- Votimi i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
- Votimi i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
- Votimi i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,
- Votimi i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
- Votimi i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,
- Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),
- Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
- Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.