Kjo është diferenca aktuale mes PDK-së dhe dy partive të para

06.10.2019 21:54:28

KQZ po vazhdon me numërimin e votave nga zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën sot në Kosovë.

Aktualisht, garë e ashpër është duke u zhvilluar mes LDK-së e VV-së për vendin e parë, shkruan lajmi.net.

VV ka 104 mijë e 578 vota, teksa LDK ka 104 mijë e 959 vota.

E treta është PDK me 91 mijë e 398 vota, pra me dallim afërsisht prej 13 mijë votash nga dy partitë e para.