Hashim Thaçi ka thënë se e ka pikëlluar vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare në SHBA, Ahmet Zherka.
Lexoni statusin e plotë të Thaçit në Facebook:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ahmet Zherka.
Përkushtimi i tij për çështjen shqiptare ka ndihmuar shumë në sensibilizimin e tërë botës demokratike.
Ai dha kontribut të madh edhe për çlirimin e Kosovës.
Do ta kujtojmë gjithnjë me respekt të thellë!






































