Ushtria gjermane kërkon mbështetje në bazën Incirilik të Turqisë

03.08.2016 18:44:17

Pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, forcat gjermane në bazën Incirilik kanë kërkuar mbështetje dhe mbrojtje.

Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, kontingjenti gjerman i vendosur në bazën Incirilik në Turqi, ka kërkuar mbështetje dhe mbrojtje nga NATO në këtë bazë. Përveç Gjermanisë janë edhe disa vende të tjera aleatë të Amerikës që kanë vendosur trupa në bazën Incirilik të Turqisë.

Baza Incirilik është baza e dhjetë e përbashkët e Amerikës dhe Turqisë dhe një prej bazave më të mëdha të NATO-s në Lindjen e Mesme. Nga kjo bazë aktualisht drejtohen operacionet e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.

Ndërkohë Zigmar Gabriel zv,kancelar i Gjermanisë ka thënë se nëse Turqia pengon deputetët gjermanë që të vizitojnë bazën Incirilik, Berlini do të tërheqë trupat e tij