Thaçi për Ahmet Zherkan: Dha kontribut të madh për çlirimin e Kosovës

03.08.2016 18:47:25

Hashim Thaçi ka thënë se e ka pikëlluar vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare në SHBA, Ahmet Zherka.

Lexoni statusin e plotë të Thaçit në Facebook:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ahmet Zherka.

Përkushtimi i tij për çështjen shqiptare ka ndihmuar shumë në sensibilizimin e tërë botës demokratike.

Ai dha kontribut të madh edhe për çlirimin e Kosovës.

Do ta kujtojmë gjithnjë me respekt të thellë!