Meta: Të pastrojmë politikën nga elementët kriminalë

25.02.2017 14:07:51

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me qytetarët e Beratit. Meta theksoi zbatimin e reformën në drejtësi si një proces kyç në rrugën e vendit drejti integrimit europian.

Ndërkaq, Meta u ndal edhe tek kërkesa e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Duke u shprehur se LSI është e orientuar drejt zgjedhjeve të lira, Meta tha se është pro listave të hapura.

“Dialogu është i rëndësishëm për të mbyllur reformën zgjedhore. Po kështu ecuria e procesit të zgjedhjeve, është themelor për negociatat. LSI është e orientuar drejt zgjedhjeve të lira, dhe është pro listave të hapura”.

Meta theksoi rëndësinë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit dhe për nevojën e pastrimit të politikës nga elementët kriminalë.