Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me ndalimin e dy drejtuesve të lartë të policisë në Vlorë e Tepelenë. Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet se çdo polic në hetim apo i arrestuar, është konfirmim i përpjekjes sonë për Policinë e Gjeneratës tjetër”
“Sot PD u kujtua të nxjerrë tellallin e radhës për të sulmuar Policinë e Shtetit.
Që nga dita jonë e parë e punës, janë mbi 2.800 punonjës policie në procedim penal dhe disiplinor. Kaq mjafton për të kuptuar çfarë policie trashëguam, por edhe vullnetin tonë për të ndërtuar integritet, duke pastruar nga policia të gjithë ata që shkelin ligjin.
Çdo polic në hetim apo i arrestuar, është konfirmim i përpjekjes sonë për Policinë e gjeneratës tjetër, që u shërben qytetarëve dhe zbaton ligjin.
Të sulmosh të gjithë Policinë për pastrimin e të korruptuarve nga radhët e saj, është si të sulmosh z. Alibeaj pse ka familjarë të tij, që kanë probleme me ligjin”, thuhet në njoftim.






































