Kuvendi i Mitrovicës me vendim unanim për ridizajnim të murit

04.02.2017 15:14:14

Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore ka përfunduar seancën e jashtëzakonshme, ku është votuar për marrëveshjen e zonës së këmbësorëve në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe rregullimi i urës kryesore mbi Ibër

Këto dy marrëveshje janë votuar unanimisht nga të gjithë kuvendarët, raporton Telegrafi.

Kuvendarët shqiptarë të Mitrovicës së veriut i kanë votuar marrëveshjet pas konsulimit me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, nga i cili kanë marrë garanci se marrëveshja e arritur nuk dëmton projektin bazë të revitalizmit të urës dhe nuk cenon interesat e qytetarëve shqiptarë atje.