Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 13:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
Gjithashtu është bërë e ditur se pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i Policisë, komandanti i FSK-së, ministri i Punëve të Brendshme.






































