Mediat serbe:Filloi akimi i Listes me presidentitn serb Aleksandar Vuçiç

27.03.2018 12:23:37

Siç raportojnë mediat serbe, takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesit e Listës serbe ka filluar sot pas orës 11.

Po sipas mediave serbe, në takim po marrin pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Nikola Selakoviç.

Këtë takim e kishte paralajmëruar edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili kishte thënë se pritet të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtejshme në qeverinë e Kosovës.

“Ne do të marrim një vendim të mençur, do të udhëhiqemi nga interesat e qytetarëve”, kishte deklaruar Rakiq.

Sipas mediave serbe, “dhuna dhe sulmi i forcave speciale të Kosovës i kanë shqetësuar serbët në veri të Kosovës”.

Një takim i tillë thuhet se vjen pas arrestimit të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga njësia speciale e policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Gjuriq pas arrestimit u dërgua në stacionin e policisë në Prishtinë dhe më pas është dëbuar për në Serbi.