Vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi i përfshirë në vrasjen e Elton Çiçës

27.02.2017 22:56:53

Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës Renato Milloshi, i cili ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e ndodhur një vit më parë në Bar “De Niros” në Tiranë.

Mësohet se 36-vjeçari pas negociatave mes tij dhe policisë ka pranuar të dorëzohet në polici.

Milloshi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 2 majit, ku u ekzekutua brenda një lokali në Tiranë Elton Çiço.

Çiço u qëllua për vdekje ndërsa ishte në shoqërinë e dy miqve të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës.

Pas ngjarjes, policia arriti të identifikonte si autorë të dyshuar Renato Milloshi dhe Jani Alia.

Jani Alia ende nuk është arrestuar, ndërsa Milloshi ka pranuar të vetëdorëzohet mbrëmjen e sotme në policinë e Tiranës.