Avokati Arianit Koci ka thënë se presidenti serb, Tomislav Nikoliq pa të drejt po akuzon Ramush Haradinajn.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk është e vërtet se Haradinaj po kërcënon Serbinë në sytë e botës, siç ka thënë Nikoliq.
Lexoni postimin e plotë:
Me dhunë verbale dhe me kërcënim direkt, Tomislav Nikoliç po akuzon se “z. Haradinaj po na kërcënon në sytë e botës”.
Kjo nuk është e vërtetë.
Haradinaj, dhe asnjë kosovar, kurrë nuk e kanë kërcënuar Serbinë.
E kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe këtë do ta bëjmë gjithmonë.
Si popull trim, bujar dhe dinjitoz, gjithmonë i kemi kultivuar marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.