Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Sheshit ‘Skënderbeu’, ku do të protestojnë për lirimin e Ramush Haradinajt.
Në protestë po marrin pjesë zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosjes dhe Nismës, raporton lajmi.net
Nga Vetëvendosja prezent janë Visar Ymeri, Aida Dërguti e Rexhep Selimi, Visar Ymeri.
Në portestë janë parë edhe deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Safete Hadërgjonaj.
Përkrahje Ramush Haradinajt po i japin edhe Jakup Krasniqi, Rufki Suma, kryetari i Hanit të Elezit, dhe ish-rektori i UP-së, Mujë Rugova.
Para masës për pak çaste do tu drejtohen, Besa Luzha, Daut Haradinaj dhe gjithashtu edhe vet lideri i AAK-së, do tu drejtohet qytetarëve me një video mesazh.