Me 5 mars u bënë 19 vjet nga rënia e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari me famlje.
Komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atdhetari, Adem Jashari i cili qysh në vitin 1991 u rreshtua në qelulat e para të UÇK për tu pregaditur që ti rezistojë armikut në mbrojtje të trojeve të veta, ishte nën rrethimin e forcave paramilitare serbe të Millosheviqit që nga viti 1991 e deri në vitin 1998.
I rrethuar ishte Prekazi dhe Drenica dhe qëllimi ishte vrasja e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem e Hamëz Jashari dhe familja e tij, të cilët po bënin rezistencë ndaj regjimit të Millosheviqit.
Ishte vendim i gjithë familjes së Komandantit Adem Jashari për të qëndruar dhe për ti mbrojtur trojet dhe pragun e shtëpisë.
Forcat ushtarake dhe policore serbe me 5, 6 dhe 7 janar 1998 sulmuan Prekazin dhe shtëpinë e Jasharajve dhe vranë 55 njerëz, prej të cilëve 22 ishin anëtarë të ngushtë të familjes së Adem Jasharit.
Me datat 5, 6 dhe 7 mars për çdo vit bëhen homazhe në Prekaz për nder të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, Hamëz Jashari dhe të gjithë familjes Jashari, që tanimë janë lavdia e kombit tonë dhe simbol i bashkimit.
Me respekt të thellë dhe përkulje për veprën sublime atdhetare të Komandantit trim të UÇK-së Adem Jashari dhe Familjes Jashari
Kryesia e Degës së LDK në Suedi,
Qibrije Hoxha, kryetare









































