Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Arif Demolli.
Vdekjen e shkrimtarit Arif Demolli, Thaçi i konsideron humbje për letërsinë shqipe të Kosovës
Postimi i Presidnetit Thaçi në Facebook:
“Vdekja e shkrimtarit Arif Demolli është humbje për letërsinë shqipe të Kosovës. Si krijues i talentuar dhe i gjithanshëm, ai ka lënë një trashëgimi të pasur letrare artistike. Familjes Demolli i shpreh ngushëllimet më të thella. HTH” (sic.), ka shkruar Thaçi.






































