Nxënësi i plagosur në Podujevë rrëfen për tmerrin që thotë se e përjetoi (Video)

06.03.2017 20:15:45

Një plumb qorr ka lënë dy nxënës të plagosur, derisa ishin në klasë duke e mbajtur orën e parë të mësimit. Nga ky plumb i shkrepur jashtë ambienteve të shkollës, i cili depërtoi nga dritarja, maturanti Ilir Pollomi pësoi lëndime në buzë, ndërsa shoku i tij i bankës, Albi Rama mori lëndime të lehta në kraharor.

I plagosuri Ilir Pollomi ka rrëfyer për tmerrin, që thotë se e përjetoi në ato momente.

Mjeku kujdestar, i cili intervenoi në operim, ka treguar për gjendjen e pacientit.

Drejtoresha e kësaj shkolle thotë se janë të shokuar me atë çka ndodhi, derisa shprehet e bindur se plumbi që erdhi nga arma e zjarrit, sipas saj, u shkrep jashtë hapësirave të shkollës.

Policia ka nisur hetimet për rastin, motivet e të cilit ende nuk dihen. Ndaj kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili e ka vlerësuar si shqetësues.