Dedikuar zonjes fisnike diku ne breg te detit

23.04.2021 12:47:56
Nga  Pirro Minella
….” Zonja Fisnike e shoqeruar nga qeni “Shiki” dhe qetesia mbi ure…!!!”
…..Po e ndiqja me vemendje kur po vinte ngadale ajo, Zonja e bukur. e qeshur, fisnike me mikun e saj besnik “Shikin” bardhosh, qe hovte nga gezimi, here i dilte Zonjes para, here i perkeledhej ne kembet e saj, here kthente koken per ta ruajtur nga shikimet lakmitare te meshkujve.
Cudi pashe ne ato momente, mbi uren qe bareste kjo, Zonje asnje njeri tjeter ne ate ore mbasdite. Valle ndaluan dhe te magjepsur po e ndiqnin ate qe vezullonte.
Kur u afrua e pashe me kujdes. Veshur sportive me atlete te bardha, me pantallona te errta , me nje bluize ngjyre te celet me lulka te pranveres, me menget deri tek bryli dhe komcen e pare te zberthyer ku gufonte nje gjoks i bukur, me trikon e lehte boje qielli ne doren e majte.
Kur ngrita veshtrimin pak me lart u ndesha me nje fytyre teper te qeshur, e bukur, me ate hunden e drejte pak me majuce, qe i shtonte hijeshine dhe ondet ngjyre kafe te celet, qe i kishte te shkurtera. Lozte vallezonte e tera, reflektohej dhe tek levizja e kokes pak anash, nje plotesim i atij pesiazhi te bukur pranveror.
Megjithese u mundova ta ve ne kornizen time jam i bindur se enderrat, pasioni dhe deshirat e saj , nuk besoj se ka kush ti mbaje te mbyllyra, te ndrydhura, ajo eshte nje qenje, nje zog i lire, me krahet e vegjel por te sigurte.
Valle kisha fatin qe rastesisht te takoja gruan, me ate zerin melodioz, kur i thirri qenushit te saj besnik: “Shiki hajde tek nena”. Ai ze dha nje melodi te vecanta atyre pak fjaleve, teper lezetshem erdhi deri tek une, jam i sigurte qe di te zgjedhe fjalet, i artikulon mire shprehjet dhe rrezaton kulture, gjuha e saj eshte teper e kulluar.
Kaq foli Zonja Fisnike. Ne ato pak caste ja bera portretin asaj, Zonje, qe di te flase ku duhet dhe te heshte sa duhet, fytyra e saj shpreh edhe dhembshuri.Kaloi para meje e qete dhe u ul ne stolin e pare aty prane.
Me dha mundesine ta kundroja me nge une ne boten time dhe ajo ne endrrat e veta. Qetesia e saj, e qeshura e cilter, e gezuar dhe kujdesja per qenushin si per nje femije te vogel, me bene te meditoj me shume.
E parafyteroj, qetesine e saj, nuk di te zihet per gjera te parendesishme, eshte e zonja te jete edhe drejtuese e nje bisede ne grup dhe ne menyren me te hijshme largohet, kur e shikon se dicka nuk shkon.
Sjellja e saj eshte dashamirese dhe vetem te fal buzeqeshje, cdo gje tek ajo eshte natyrale.
Hijejshine e saj te kendshme, qe edhe tek une e reflektoi, ajo e ka te misheruar, kudo ne njerezit qe e rrethojne biles edhe sendet e ndjjne kete hijeshi te saj.
Ciltersia e Zonjes duket qysh larg, jam i sigurte qe eshte vetvetja, nuk shet mend, por shpreh ne menyren me njerezoore ndjenjat e saj, pasionet e saj per aresyen e thjeshte fare se i ndjen ne shpirtin e saj te bukur dhe te brishte.
Gabimi i saj falet se eshte engjellore, biles jam i sigurte qe edhe une po te isha dhe te shikoja gabimin e saj , perseri me bindje do te thoja
-Jo ajo ka te drejte..
…..Ngrita koken ju afrova dhe pa thene asnje fjale ne doren e saj i lashe keto shenime dhe ika pa e kthyer koken pas….