Cikel poezish të përzgjedhura nga libri,,PANDEMIA 2020” Naxhije Doçi

23.04.2021 12:26:59
STINË E TRONDITUR

Në Kosovën e thellësisë së etur

dhe në krejt dheun tim krahështrirë

i lashtë e sublim,

si edhe globit skaj më skaj

pranvera e vitit 2020

stinë e tronditur

me buzëqeshje të fshehura jehu

në krahët e erërave të panjohura.

Natyra këtë herë nuk flakëron si përherë

vrullit të përtërirë me lule e fletë,

dhe me cicërima zogjësh degë më degë

që në nismë agmie të ditës së re.

Gufimin me frymëmarrje të lënduar sivjet

dhe me hovin flakërues si të ndarë

nga sëmundja-murtajë,

nga Pandemia 2020

që merr jetë njerëzish në panumërim.

Megjithatë,

shpresat e pafajësisë së dëlirë

përherë të pashuara në jetë

në mbijetim të pakohësisë.

Prishtinë -18. 04. 2020  

VETIZOLIM PËR SHPËTIM JETE 

O ti qiell i bekuar

kulm hirëplotë gjithësie

i paskaj në vrojtim syri

me thellësinë hyjnore parametrave të pasosur

a ishe vallë edhe moteve të tjera

kaq kristalor i vërtetë

si në këtë pranverë 2020.

Si nga vrimë e gjilperës më duket se të shoh

dhe krejtësisht ndryshe është përqëndrimi

nga vetizolimi në shtëpi,

në Prishtinën me përkushtim organizimi.

 

Në muajin e shumëpritur maj

gjallërinë e frustrimit tënd të pafaj

e shoh nga një fokusim tjetër

mbushur plotë me përmallime

se bëjmë jetë vetëngujimi

që gëzimin e zbeh nga përjetimi.

Përthekim i ngushtë për shpëtim jete

nga sëmundja e panjohur Covid-19

tinzare e paparë dhe murtajë.

shtrirë në tërë Kosovën dhe në botën mbarë.

Prishtinë -18. 05. 2020

JO NË TUBIME VALËSH EPIKE

                                                                    

Që Kosova e përthekimit si tërësi

të ketë mundësi të ngushtuar infektimi

me sëmundjen shfarosëse

Pandemia 2020,

me Korona VirusinCovid-19

për shkencën shëndetësore i paparë

dhe i panjohur në hulumtime,

vetizolimi obligim për respektim,

edhe levizjet e tepërta në kufizim.

Tubimet valësh epike

jo në grupime të mëdha,

edhe në ndejat familjare e në manifestime

larg nga njëri-tjetri me dallime.

Në çdo vend pune

dhe për shërbime në rrjedha jete

obligim për respektim

edhe distanca e caktuar

bashkë edhe me maskën e obliguar

në gojë e hundë,

si e dhe dorëzat në duar.

Higjiena përsonale cilësi e kërkuar,

gjithësesi edhe ambienti i pastruar.

përjetim i sprovuar.

Maskat gojën e hundën në mbulim

tek secili në respektim

për vlerësim e shpëtim të jetës.

Prishtinë- tetor -2021 

FILLIM NËNTORI 2020 NË PRISHTINË

Ditë e parë nëntori 2020

në lartësitë virgjërore të Gërmisë

kurorë mitike Prishtinën në përqafim

në madhështim krenarish të derdhura

dhe për frymëmarrje të dëlirë,

ashtu edhe në TaukBahqen e jehut miklues

stinë vjeshte e plotë në kalendar.

krahasimit të rrallë.

Dielli flakërues në gjithësi

rrëzëllimin sivjet

mbi nënqiellin lirik të dashurisë

përtërirjes së vazhdueshme për gjallërim

se si e ka sivjet

disi krejt ndryshe nga vitet të tjera

në dukje pranverës në gjasim

e të panjohurën ndryrë në pasqarim

ashtu siç e ka edhe habitjen

me etje bjeshke

për planetin tokë në ndryshim.

-Prishtinë – 01 Nëntor-2020