Ndërron jetë kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK

Ndërron jetë kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK

23.04.2021 12:13:33

Ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit të Klinikës Infektive në QKUK, Nerxhivane Konushevci.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit e të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962)”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Oda e Infermierëve ngushëllon familjen e Nerxhivane Konushevci.

“Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve”, thuhet në reagim.