Vëllau i Kurtit menaxher në KEK, bashkëshortja e Konjufcës në UP, vëllau i Albulena Haxhiut në PTK

23.04.2021 12:52:54

Nepotizmit duket se nuk ka mundur t’i ikë as Lëvizja Vetëvendosja. Pavarësisht se kanë folur vazhdimisht për shtetin e kapur, familjarët e tyre janë punësuar në institucione publike.

Vazhdimisht, Lëvizja Vetëvendosja ka kritikuar të tjerët duke thënë se shteti është i kapur. Tanimë shtrojnë pyetjen shumë qytetarë, si ka mundësi që u rehatuan familjarët e krerëve të VV-së në institucionet publike, nese shteti ishte i kapur?!

Në rrjetet sociale, në shumë faqe janë publikuar familjarët e zyrtarëve të VV-së të punësuar në institucionet publike.

Mësohet se vëllau i Kryeministrit Kurti, Taulant Kurti është menaxher në KEK. Bashkëshortja e Kryeparlamentarit Konjufca  Ermira Bajqinca punon në Universitetin e Prishtinës. Vëllau i ministres së drejtësisë Olti Haxhiu dhe kunati i saj janë të punësuar në PTK.

Ne do t’i publikojmë edhe familjarët e ministrave të tjerë të VV-së të punësuar në institucionet publike.