Gjendet një grua e vdekur prej 3 ditësh nga i ftohti në Durrës

11.01.2017 18:32:25

Një tjetër qytetar ka humbur jetën në Durrës si pasojë e temperaturave të ulëta.

Viktima është një 67-vjeçare e cila u gjet e pajetë brenda banesës së saj nga forcat e zjarrfikësve.

Autoritetet do të bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkak të të ftohtit.

E moshuara kishte humbur jetën prej 3 ditësh.

Kjo është viktima e pestë që vdes si pasojë e motit të ftohtë dhe e dyta në qytetin e Durrësit.