Përmbytjet në Shqipëri: Lufta për jetën në mes të lumit

02.12.2017 14:14:29

Një vajzë e sëmurë është transportuar sot drejt spitalit, pas një operacioni të vështirë shpëtimi në përpjekje për të kaluar lumin e Kalasës në Delvine.

Mediat në Shqipëri kanë treguar pamjet e aksionit të policisë të ndihmuar edhe nga vetë banorët e zonës.

Në video, mes tensionit dëgjohen vazhdimisht fjalët. “Kap litarin, lidhe fort, mos e lësho, lidhe nga mesi vajzën”.