Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se LDK do të vazhdojë projektet që janë ndërprerë në Prishtinë.
“Ne kemi ideuar një projekt shumë të madh të kogjenerimit, i kemi siguruar mjetet dhe është realizuar investimi”.
“Ne kemi nënshkruar dhe projektuar Projektin e Ujësjellësit dhe ai u krye para 2-3 ditësh. Ne kemi ndërtuar edhe sheshin më të mirë, ne e kemi ruajtur si sytë e ballit këtë qytet që për fat të keq po e demolojnë ata që po e qeverisin dhe këtë ne nuk duhet ta lejojmë”.
Mustafa këto komente i ka bërë në 27 vjetorin e themelimit të Degës së Tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.