Gjatë kontrollit në një restorant në Swansea të Wales, është gjetur një zog i ngordhur, në mesin e shumë papastërtive tjera.
Derisa klientët drekonin si zakonisht, inspektorët e kanë kontrolluar kuzhinën ku muret dhe dyshemeja ishin të mbuluara nga shtresa e yndyrës.
Zogu i ngordhur poshtë dollapit
Pos pëllumbit të dekompozuar, kishte edhe shumë insekte të që lëviznin edhe nëpër tavolinën e punës.
Enë të palara, thika të ndryshkura dhe frigorifer që lëshojnë erë të tmerrshme, ndodheshin po ashtu në atë vend.
Disa nga insektet e gjetura në kuzhinë
Nuk dihet për sa kohë ka qenë në atë gjendje, ndërsa po hetohen mundësitë e helmimit të klientëve nga papastërtia e kësaj kuzhine.










































